Sulmuesi i Bullgarisë, Cyril Despodov, është paraqitur në konferencë për media përpara ndeshjes me Kosovën, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.
Despodov, i cili luan te skuadra italiane, Cagliari, pranoi se futbollistët e Bullgarisë janë në presion para ndeshjes, por beson se do t’ia dalin për t’i rrëmbyer pikët e plota kundër Kosovës.
“Unë jam i gatshëm dhe jam në dispozicion të trajnerit. Nëse ai mendon se jam gati dhe se duhet të startoj, atëherë kjo do të ishte e mrekullueshme për mua”, tha sulmuesi bullgar.
“Futbolli është gjithmonë një sport i vështirë – si në Kombëtare ashtu edhe në klub. Duhet të fitojmë me çdo kusht ”, perfundoi Despodov.