Kosova me mungesa të shumta, ky mund të jetë formacioni ndaj Bullgarisë

Kosova me mungesa të shumta, ky mund të jetë formacioni ndaj Bullgarisë

Kanë mbetur edhe disa orë deri te ndeshja Bullgari – Kosovë. Trajneri i “Dardanëve”, Bernard Challandes, do të ketë punë të vështirë për të bërë 11-shen që do të zbresë nga ora 20:45 në stadiumin “Vasil Levski”.

Pas Herolind Shalës, Hekuran Kryeziut dhe Valon Berishës – që të tre futbollistë startues te Kosova, do të mungojë edhe Arbër Zeneli, i cili u lëndua kundër Malit të Zi dhe për këtë, Challandes do të mundohet të arnojë ekipin.

Raportohet se për dallim nga ndeshja e kaluar, në mbrojtje pritet të ketë një ndryshim.

Aro Muric pritet të jetë në portë, kurse Benjamin Kololli pritet të zërë vend e Leart Paqaradës, derisa Fidan Aliti dhe Amir Rrahmani (kapiten) pritet të startojnë në qendër të mbrojtjes me Mërgim Vojvodën si mbrojtës i djathtë.

Mesfusha, që është problemi kryesor i Kosovës në këto ndeshje – pritet sërish të mbulohet me Vocan dhe Besar Halimin, derisa vendin në formacion e kanë pothuajse të sigurt edhe Bersant Celina, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Dilema e madhe e Barnard Challandes është mes Edon Zhegrovës dhe Florent Hadërgjonajt.

Trajneri 67-vjeçar mund ta inkuadrojë nga fillimi Hadërgjonajn, në mesfushë së bashku me Vocan e Halimin, pasi i shumë shpesh ka luajtur edhe si mesfushor në Angli te Huddersfield, derisa treshja sulmuese atëherë do të ishte Celina-Muriqi-Rashica.

Sido që të jetë, mbetet të shihet një orë para sfidës se me çfarë formacioni do të nisë sfidën Kosovës

KOMENTE