Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka bërë me dije për një rast të lëndimit të rëndë trupor që është regjistruar në statistikat policore e që ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan.
Raportohet se pas një mosmarrëveshje, një i dyshuar ka sulmuar me një mjet të metalit, viktimën, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
I lënduari ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.