Kryeredaktori i web-faqes së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona mbrëmë në një lokal të Prishtinës.
Sulmin fizik të ndodhur mbrëmë ndaj kryeredaktorit të web-faqes së Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Altin Ahmeti, e ka dënuar sindikata e këtij institucioni media.
“Sindikata e Pavarur e RTK-së dënon ashpër aktin e dhunës ndaj kryeredaktorit të ueb-faqes së RTK-së, Altin Ahmeti i cili është sulmuar mbrëmë nga disa persona në një lokal të Prishtinës. Sindikata kërkon nga organet e drejtësisë që të marrin të gjitha masat ligjore në mënyrë që kryesit e këtij akti të shëmtuar të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e kryetarit të kësaj sindikate, Fadil Hoxha.
Sulmin fizik të ndodhur mbrëmë ndaj kryeredaktorit të web-faqes së RTK-së, Altin Ahmeti, e ka dënuar edhe Sindikata e Punëtorëve e RTK-së (SPERTK).
“Sindikata e Punëtorëve e RTK-së e dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj kryeredaktorit të Uebit të RTK-së, Altin Ahmeti, i cili u sulmua nga pesë persona derisa po qëndronte në njërin nga lokalet në kryeqytet.
SPERTK kërkon nga Polica dhe Prokuroria që sa më parë ta zbardhin këtë rast, ndërsa kryerësit e këtij sulmi ndaj kryeredaktorit Ahmeti të vihen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e kryesisë së SPERTK-së.
Edhe Asociacion i Gazetarëve të Kosovës ka marrē me shqetesim sulmin fizik ndaj gazetarit të Radiotelevizionit të Kosovës, Altin Ahmeti.
Gazetari Altin Ahmeti ka njoftuar se është sulmuar nga pesë persona tē cilët, sipas tij, e kanë kërcënuar me vrasje.
Rasti eshte konfirmuar nga policia, e cila ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetimet.
AGK e dënon këtë akt dhe kërkon nga organet e rendit e të drejtesisë që t’i zbulojnë motivet e këtij akti dhe autoret t’i sjellin para drejtësisë.
BURIMI: RTKlive