DYLON

RTK: Korrespondenti u suspendua për injorim të punës

RTK: Korrespondenti u suspendua për injorim të punës
Avatar photo Redaksia

Pas deklarimeve publike të Asdren Agushit, gazetar-korrespodent i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), përmes një postimi në profilin e tij se është suspenduar nga puna veç pse kritikoi pushtetin dhe publikimit  në media, ka reaguar Menaxhmenti i RTK-së, që sipas të cilit menaxhment, suspendimi në fjalë ka të bëjë me shkelje të vazhdueshme të detyrave të punës dhe injorim të kërkesave të eprorëve për realizimin e temave, e assesi për shkak të storieve me karakter kritikues.

Ja reagimi i plotë:

EkoHigjiena

Menaxhmenti i RTK-së reagon ndaj shkrimeve dhe deklaratave tendencioze dhe të paverifikuara nga disa media dhe politikanë lidhur me një rast të suspendimit të një gazetari-korrespondent.

Suspendimi në fjalë ka të bëjë me shkelje të vazhdueshme të detyrave të punës dhe injorim të kërkesave të eprorëve për realizimin e temave, e assesi për shkak të storieve me karakter kritikues.

Sipas shkresave zyrtare, korrespondenti në Gjilan gjatë 2 muajve të fundit, ka realizuar vetëm 6 tema.

Për më shumë, pavarësisht kërkesave të redaktorëve, gazetari-korrespondent nuk ka realizuar temat që i janë kërkuar dhe nuk i është përgjigjur emailave zyrtar. Një gjë e tillë bazuar në rregulloren e brendshme të RTK-së që ka për bazë ligjin e punës, konsiderohet shkelje e rëndë. Dhe masat që duhet të ndërmerren janë suspendim ose largim nga puna.

Në asnjë rast të vetëm, RTK-ja nuk e ka censuruar ose pamundësuar realizimin e temave/hulumtimeve që mund të kenë pasur subjekt punën e qeverisë apo komunave, andaj menaxhmenti kërkon nga mediat që para plasimit të lajmeve të tilla, të verifikojnë gjendjen faktike dhe të marrin edhe deklaratën nga pala tjetër.

RTK është e gatshme që të ofrojë qasje në të gjithë dokumentacionin e ku mund të verifikohet se punëtori në fjalë në vazhdimësi ka marr vërejtje profesionale nga u.d kryeredaktorja.

Sa i përket shprehjes së opinioneve në rrjetet sociale, kjo është po ashtu e rregulluar me legjislacion sekondar, por në këtë rast specifik, masa është ndërmarr për shkelje të kontratës së punës.

RTK-ja mbetet e përkushtuar që të zbatojë standardet profesionale dhe misionin e saj për informim të drejtë e të paanshëm.

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=642952

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.