DYLON

“Luftë” për kreun e tabelës!

“Luftë” për kreun e tabelës!
Avatar photo Redaksia

Java e 21-të e IPKO Supërligës në futboll, që luhet në mesjavë (4 e 5 mars), do të sjellë edhe një super ndeshje në mes të dy skuadrave që janë në krye të tabelës së klasifikimit e të cilat do të ballafaqohen mes vete për epitetin e liderit.

Ballkani i Suharekës aktualisht mban kreun e tabelës me 41 pikë të grumbulluar nga 20 xhiro, pasohet nga Drita e Gjilanit që ka një pikë më pak, po nga 20 xhiro.

Të dyja skuadrat që deri m etani kanë nga 12 fitore, synojnë maksimum të pikëve nga kjo ndeshje.

EkoHigjiena

Ndeshja mes Ballkanit e Dritës do të zhvillohet të mërkurën duke filluar prej orës 13:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.