Në oborrin e shkollës fillore “28 Nëntori” në fshatin Vërban të Vitisë, dy të dyshuar kanë sulmuar fizikisht me grushte dhe shqelma viktimën, mësimdhënës në këtë shkollë, për qëllime të ulëta pasi që ai e kishte përjashtuar nga ora mësimore një nxënës, familjar të tyre.
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se nga sulmi, viktima ka marr lëndime trupore në krah dhe kokë dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, e më pas edhe në Emergjencë në Gjilan.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është ndalur për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është në arrati.