Për ta kuptuar më mirë qëllimin e terroristëve dhe sulmit në Vjenë së pari duhet ta kuptojmë se qka paraqet mënyra e veprimit të personave të involvuar në këtë akt terrori.
Shkruan: Bekim Thaqi
Si definicion mund të themi se terrorizmi ndërkombëtar paraqet: Akte të dhunshme, kriminale të kryera nga individë dhe / ose grupe që janë frymëzuar ose shoqëruar me, organizata të huaja terroriste ose kombe të caktuara (të sponsorizuara nga shteti).
Sulmi në Vjenë paraqet të gjitha ato që përshkruhen në definicion por edhe më tepër. Me këtë rast është sulmuar një kryeqytet i një shteti me tolerancë dhe llojllojshmëri kulturash e që paralajmëron zgjerimin e caqeve dhe paralajmërimin e ” legjitimitetit” që është dhënë nga organizata e caktuar terroriste për sulme të tilla. Logjika e sotme terroriste është krijimi i një situate pasigurie paniku dhe frike për të zhvilluar jetën normalisht. Në këtë mënyrë teroristët fitojnë terren dhe imponojnë frikë.
Ç’duhet bërë për të minimizuar dhe luftuar terrorizmin?
Bashkësitë dhe krerët e ndryshëm fetarë dhe politikë duhet bërë bashkë në dënimin e akteve të tilla dhe sidomos duhet bërë strategji dhe politika afatgjate dhe duke dalë së bashku në publik dhe duke delegjitimuar prijësit dhe personat që marrin pjesë në organizatat terroriste. Si bëhet kjo?
Ligjëratat e ndryshme si fetare ashtu edhe ato në shkolla ku terroristët paraqiten si njerëz që veprojnë në kundërshtim me fenë dhe veprimet e të cilëve janë në kundërshtim me fenë do të duhej të ishin alfa dhe omega e secilit ligjërues.
Rrjetet sociale duhet të kontrollohen më strikt dhe personat që thërasin në dhunë dhe terror të bllokohen dhe mos tu jepet asnjë hapësirë. Normalisht ligjëratat e prijësve fetare që thrasin në paqe dhe jo dhunë të jenë të pranishme dhe tu kumtohet njerëzve se feja thërret në paqe e jo dhunë.
Normalisht terrorizmi nuk ka fe dhe terroristë potenciale mund të jenë si personi me përkatësi muslimane ashtu edhe ai me përkatësi krishtere apo budiste. Si personi me ideologji të majtë ashtu edhe ai të djathtë.
Në vendin tonë duhet organizuar Bashkësia Islame dhe së bashku edhe me ekspertë të sigurisë përveq tjerash duhet që të mbahen ligjërata ku spjegohet se qëllimi i fesë nuk është asnjëherë dhuna dhe se po të vrasësh një njeri është si të vrasësh krejt njerëzimin.(citat i marrë nga librat fetarë). Pjesmarrja e ndonjë personi me përkatësi shqiptare në këto akte të shëmtuara terrori,na tregon se kjo nuk është bërë mjaftueshëm deri më tani.
Sulmi në Vjenë duhet të shërbejë për bashkëpunim me organet e sigurisë si të prijësve fetare ashtu edhe të politikanëve dhe njerëzve të zakonshëm, me qëllim të vetëm që njerëzit të kuptojnë se terrorizmi nuk zgjidh asgjë dhe se njerëzit që e praktikojnë vetëm krijojnë hendeqe dhe përqarje ndërmjet kulturave dhe feve të ndryshme e asnjeherë nuk japin zgjidhje. /2LONLINE.com/
/autori ështv magjistër i shkencave të sigurisë/