Përfaqësuesja e Kosovës sot do të përballet në një ndeshje miqësore me Suedinë, në Doha të Katarit me fillim nga ora 15:45 [sipas kohës tonë lokale].
Suedia ka publikuar formacionin zyrtar për këtë ndeshje edhe pse një gjë e tillë nuk është e zakonshme, pasi formacionet zyrtare publikohen një orë para fillimit të ndeshjes.
“Isak Pettersson – Simon Sandberg, Kristopher Da Graca, Jacob Une Larsson, Adam Andersson – Alexander Kacaniklic, August Erlingmark, Anton Salétros, Muamer Tankovic – Robin Söder, Simon Hedlund”.
Nga ana tjetër, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar 13 futbollistë nga Superliga e Kosovës për ndeshjen e sotme.
Ndeshja ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve do të zhvillohet me futbollistë të cilët luajnë në kampionatet respektive. Ndeshja do të zhvillohet në “Al Ahli Stadium”.