Nuhiu me ambicie të mëdha si trajneri, “Drita klub i madh me mentalitet evropian”

Nuhiu me ambicie të mëdha si trajneri, “Drita klub i madh me mentalitet evropian”

Pak javë para mbarimit të edicionit të shkuar (2018/19), Drita si kampione në fuqi paralajmëroi largimin e trajnerit Shpëtim Duro, pasi humbi gjasat për të mbrojtur titullin. Me të njoftuar për largimin e Duros, Drita bëri të ditur se postin e trajnerit do t’ia besojë Ardian Nuhiut.

Insiston se e ka shumë mirë parasysh se çfarë përgjegjësie ka te Drita, ekip që vazhdimisht lufton dhe kërkon trofe. Për Dritën thotë se është klub i organizuar me mentalitet evropian dhe me profesionalizëm, që është baza e një pune të suksesshme.

“Te Drita erdha me profesor Duron dhe për mua ishte nder dhe privilegj të punoja përkrah një trajneri siç është ai, një njeri me shumë vlera. Përvoja e tij e madhe si trajner patjetër se më ka ndihmuar shumë”, pranon Nuhiu. Drita është e ndërtuar të shkojë drejt suksesit dhe e di shumë mirë se çfarë kam marrë përsipër dhe çfarë kërkohet. Unë këmbëngul që ka potencial të ecet përpara, dhe para pjesës së dytë po mundohemi të marrim disa lojtarë që ta forcojmë ekipin dhe të rrisim cilësinë edhe më tepër”, ka thene Nuhiu.

Nën drejtimin e tij, ekipi nga Gjilani ka treguar formë dhe rezultate të mira gjatë pjesës së parë. Pas 17 ndeshjeve të pjesës së parë të edicionit, Drita zë vendin e tretë në tabelë me 31 pikë, një më pak se Gjilani që është i dyti dhe tri më pak se kampioni dimëror, Ballkani.

Nuhiu ka ambicie të mëdha në nismë të karrierës si trajner.

Nuhiu thotë se tash për tash është i kënaqur me punën te Drita, pasi, sipas tij, ekipi është brenda objektivave. Megjithatë, 41-vjeçari pranon se rezultatet kanë mundur të jenë më të mira.

“Derisa ekipi është brenda objektivit, patjetër se jam i kënaqur se si kemi ecur në pjesën e parë të edicionit, ndonëse kemi mundur edhe më mirë. Aksidentalisht kemi lënë ca pikë gjatë rrugës. E them aksidentalisht, sepse kemi dominuar ndeshjet, por nuk kemi arritur të marrim maksimumin”, ka thënë Nuhiu per Koha Ditore.

KOMENTE