Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë të dielën një ndeshje miqësore me Suedinë në Doha të Katarit me fillim nga ora 15:45 [sipas kohës tonë lokale]. Dueli ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve do të zhvillohet me futbollistë të cilët luajnë në kampionatet respektive.
Një ditë para ndeshjes në “Al Ahli Stadium”, është bërë i ditur edhe formacioni startues i Suedisë për përballjen me Kosovën. Si shkruan “Kosovans Abroad”, trajneri Janne Andersson, Suedia do të luajë me këtë 11-she nesër:
“Isak Pettersson – Simon Sandberg, Kristopher Da Graca, Jacob Une Larsson, Adam Andersson – Alexander Kacaniklic, August Erlingmark, Anton Salétros, Muamer Tankovic – Robin Söder, Simon Hedlund”.
Nga ana tjetër, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar 13 futbollistë nga Superliga e Kosovës për ndeshjen e nesërme.