Futbollistja me origjinë shqiptare e Suedisë, Kosovare Asllani, e shënoi golin e parë në përballjen me Anglinë për vendin e tretë në Kupën e Botës së vajzave, të cilën Suedia e fitoi me rezultat 2:1.
Kosovare Asllani do të kthehet në shtëpi nga Kupa e Botës e vajzave me një medaljen e bronztë në qafë, pasi që Suedia e fitoi përballjen kundër Anglisë për vendin e tretë të kësaj gare.
Për Asllanin kishte pasur dyshime se mund të mos luajë në këtë ndeshje, pasi që kishte pësuar lëndim në ndeshjes paraprake, në gjysmëfinale kundër Holandës.