Sipas një studimi të Immigration Policy Lap, shkuarja e Salahut në Liverpool ka rezultuar drejtpërdrejt në rënien e krimeve të urrejtjes.
Ndikimi i tij ka qenë aq i madh në Angli saqë krimet e urrejtjes kanë rënë për 19% që prej ardhjes së tij. Falë tij, po ashtu kanë rënë për 50% edhe komentet anti-islam në rrjetet sociale.
Sipas studimit të IPL-së, egjiptiani ka pasur ndikimin në rënien e krimeve të urrejtës ndaj myslimanëve në Merseyside.
Salah, i cili është praktikues i njohur i islamit, iu bashkua Liverpoolit nga Roma në vitin 2017 dhe që prej atëherë u bë figurë e njohur në klub.
Salah të shtunën u bë kampion i Evropës me Liverpoolin, duke shënuar golin e parë në fitoren 2:0 ndaj Tottenhamit në finalen e Madridit në Ligën e Kampionëve.