• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Osmani: Kuvendi i Shqipërisë të flasë zëshëm për krimet e Serbisë ndaj Kosovës

Redaksia 2LONLINE 17 Dhjetor, 2020 2 min
 Osmani: Kuvendi i Shqipërisë të flasë zëshëm për krimet e Serbisë ndaj Kosovës

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani, njëherësh kryetare e Kuvendit të Kosovës në vizitën dy ditore në Shqipëri ka takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin.

U.d. Presidentja Osmani ka kërkuar nga homologu Ruçi që Kuvendi i Shqipërisë të marrë qëndrim për krimet e Serbisë në Kosovë.

“Duhet ndiqet shembulli i Kuvendit të Kosovës, i cili ka miratuar një Rezolutë, me të cilën kërkohet dënimi i gjenocidit serb në Kosovë. Sot dialogu me Serbinë është ende i pambyllur ne jemi të vendosur që të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit, duke e njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit, rregullimin kushtetues dhe nivelin e organizimit politik. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territor të saj e as me koncesione të tjera, për politikën gjenocidale që Serbia kishte ndaj nesh. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje e të dënohet. E jo të shpërblehet”, ka deklaruar u.d. Presidentja Osmani.

Më tej, Osmani ka theksuar rolin e Kuvendit të Kosovës në bashkëpunimin me atë të Shqipërisë, ndaj ka kërkuar mbështetjen dhe ndarjen e përvojave në procesin e integrimit evropian.

“Duhet ta rrisim bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet të të dy Kuvendeve në funksion të shkëmbimeve ndërparlamentare dhe zhvillimit të diplomacisë parlamentare”, është shprehur Osmani.

Etiketa:Gramoz Ruçin Kosova krimet Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Kuvendi i Shqipërisë Serbisë Vjosa Osmani
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Muçiverc

12 Gusht, 2022
Nacionale

Presidentja: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

12 Gusht, 2022
Nacionale

Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të

12 Gusht, 2022
Sport

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Këto janë tri zhvillimet që mund ta sjellin marrëveshjen finale sipas Haradinajt

10 Gusht, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

9 Gusht, 2022

Osmani: Në Kosovë e mbijetuara e masakrave është nënkryetare Kuvendi, në Serbi, komandanti që urdhëroi masakrat!

4 Gusht, 2022

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde

3 Gusht, 2022

“Regjionet evropiane-Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës”, grupi i ri parlamentar në parlamentin e Serbisë

2 Gusht, 2022

Qeveria miraton masat e emergjencës në furnizim me energji

1 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com