DYLON

Syla ka vazhduar me publikimin e dokumenteve për krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë

Syla ka vazhduar me publikimin e dokumenteve për krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka vazhduar me publikimin e dokumenteve për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë. Kësaj radhe, ai ka pyetur presidentin Vuçiq, nëse masakrat për të cilat është përgjegjës Lubomir Dikoviq, janë meritë e gradimit të tij.

Postimi i plotë:

Z. Vuçiq, a janë masakrat që kreu në Kosovë, meritë që e gradove Gjeneralin Dikoviq?

EkoHigjiena

Lubisha Dikoviq, ishte komandant i Brigadës 37 të Motorizuar. Nën komandën e tij ishin mbi 4500 ushtarë, që vepronin kryesisht në Kosovën Qendrore. Janë rreth 450 shqiptarë civilë të vrarë në zonën e përgjegjësisë së tij, shto këtu dhunimet dhe deportimin e popullatës.

Në dokumentet që do paraqes, argumentohet urdhëri i tij për “pastrimin e territorit” ku përpos se u zhvarrosën viktimat shqiptare, kryesisht nga Izbica dhe fshatrat përreth, u urdhërua edhe ekzekutimi i kafshëve.

Shumë prej mbetjeve mortore të viktimave, janë gjetur në fshatin Rudnica në Serbi. Ndërkohë, përpos se asnjë gjykatë nuk është marrë me dosjen Dikoviq. Në kohën e pushtetit të Vuçiqit, ai u shpërblye me detyrën e shefit të shtabit të Ushtrisë Serbe, në vitet 2011-2018. Z. Vuçiq a janë krimet që kreu në Kosovë, meritë e gradimit të tij?

https://www.facebook.com/gazmendsyla039/posts/1063863630718014

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.