Sipas një studimi të ri të publikuar nga “Flash Pack”, kompani udhëtimi, thuhet se një pjesë e madhe e njerëzve janë më të interesuar të kenë përvoja jetësore si udhëtimi sesa të martohen, të ndërtojnë shtëpi dhe të bëhen me fëmijë.
Në një anketim të realizuar së fundmi ku janë përfshirë 3,000 britanikë është zbuluar se është në rritje numri i karrieristëve të cilët janë duke i shfrytëzuar paratë e fituara me djersë për të udhëtuar dhe për të pasur aventura të reja. Nga personat që ata i kanë anketuar, më shumë se 70% e pjesëmarrësve kishin thënë se udhetimet nëpër botë janë prioriteti i tyre kryesor.
Në shumicën e rasteve secili përpiqet që të shmangë sa të mundë përgjegjësitë e tij. Profesionistët në vitet e tyre të 30-ta dhe 40-ta janë duke i ndryshuar qëllimet e tyre në jetë, prandaj martesa nganjehere eshte jashte prioriteteve.