DYLON

OKB: Më 1 janar në botë do të lindin 392.078 fëmijë

OKB: Më 1 janar në botë do të lindin 392.078 fëmijë
Avatar photo Elife Sherifi

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka përllogaritur se më 1 janar 2020, në të gjithë botën, do të lindin 392.078 fëmijë.

OKB-ja gjithashtu tërhoqi vërejtjen për numrin e të porsalindurve që vdesin në muajt e parë të jetës së tyre. Gjatë vitit 2018, rreth 2.5 milionë fëmijë vdiqën në muajin e parë të lindjes.

Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) thotë se një e treta e foshnjeve, vdiqën në ditën e parë të lindjes.

EkoHigjiena

Shumica e vdekjeve mund të ishin parandaluar.

Shkaqet e vdekjeve përfshijnë lindjen e parakohshme, komplikimet gjatë lindjes dhe infeksionet.

Në nivel botëror, më shumë se gjysma e lindjeve të parashikuara më 1 janar do të ndodhin në tetë vende.

India pritet të prijë me 67.385 fëmijë, Kina me 46.299, Nigeri pritet të ketë 26.039 dhe pastaj në llistë rradhiten: Pakistan, Indonezia, Shtetet e Bashkuara, Republika Demokratike e Kongos dhe Etiopia.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.