Për disa njerëz temperaturat, momentet dhe kujtimet e bukura sjellin ndryshimet e disponimit.
Por, sipas një studimi të kohëve të fundit, ngjyra e syve mund të luajë një rol të rëndësishëm.
Hulumtimi i ri, i publikuar vitin e kaluar në “Open Access Journal of Behavioural Science & Psychology” zbuloi se njerëzit me sy më të çelur ose të kaltër janë më të ekspozuar për të shfaqur ndryshueshmërinë sezonale në disponimin, peshën, oreksin, gjumin dhe aktivitetin social.
“Arsyeja që ngjyra e syve mund t’i bëjë disa njerëz më të prirur ndaj depresionit ose ndryshimeve të humorit mund të jenë për shkak të sasisë së dritës që mund të procesojnë sytë e një individi”, shkruan Lance Workman, PhD, autori kryesor i studimit dhe një profesor i psikologjisë në Universiteti i Uellsit të Jugut.
Sytë me më pak pigment-blu ose gri, për shembull, janë më të ndjeshëm ndaj dritës, që do të thotë se ata nuk kanë nevojë të absorbojnë aq shumë për qelizat e tyre retinale për të marrë dhe përpunuar imazhe.
Kjo gjithashtu do të thotë, që njerëzit me sytë më të çeltë lëshojnë më pak melatonin gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Melatonina është një hormon i prodhuar nga trupi që na ndihmon të kalojmë në gjumë.
Por, disa ekspertë besojnë se melatonina – ose një çekuilibër i melatoninës dhe serotoninës, një tjetër hormon që rregullon gjendjen e humorit – mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të lodhshëm ose në depresion.