Shkencëtarët e Universitetit të Yales e kanë identifikuar një gjen që lidhet me raportet për lidhje të suksesshme mes njerëzve.
Përderisa lidhjet afatgjata varen nga një kombinim i ndërlikuar i tërheqjes fizike, vlerave dhe interisit të përbashkët, shkencëtarët thonë se rezultatet e tyre paraqesin dëshmi për rolin e gjeneve në lumturinë gjatë jetës martesore.
Bazuar në hulumtimin e 200 çifteve të martuara, shkencëtarët kanë vlerësuar se gati 4 për qind e lumturisë në martesë varet nga prania e një gjeni të caktuar.
Gjeni i identifikuar ndodhet në një receptor të oksitoksinës, që njihet ndryshe si “hormoni i dashurisë”. Besohet që ky hormon ka rol në lidhjet shoqërore dhe intime.
Njerëzit me këtë variant të gjeneve kanë prirje më të madhe për ta përjetuar ndjenjën e prekshmërisë, shoqërimit me të tjerët dhe stabilitetit emocional