DYLON

Ushqimet që e rrisin disponimin dhe shtojnë lumturinë

Ushqimet që e rrisin disponimin dhe shtojnë lumturinë
Avatar photo Elife Sherifi

A e dini se ekzistojnë disa ushqime, të cilat ndikojnë në rritjen e humorit? Ekzistojnë disa ushqime që e përmirësojnë humorin, dhe e mundësojnë çlirimin e disa hormoneve të mira në tru, të cilat janë dopamina dhe serotonina.

Disa nga këto ushqime, të cilat do t’iu ndihmojnë shumë janë:

Buka me drithëra – buka është e pasur me karbohidrate, që arrijnë shumë shpejt te qelizat e trurit dhe e nxisin prodhimin e serotoninës, mirëpo duhet pasur kujdes me sasinë e konsumuar.

EkoHigjiena

Çokollata – përkatësisht ajo e zezë, është një ushqim tjetër që e “gëzon” trurin. Çokollata përmban shumë antioksidantë, që të ngrenë humorin dhe i trajtojnë simptomat e depresionit.

Spinaqi – përbërësit e spinaqit janë të pasur me hekur, duke e përmirësuar qarkullimin e gjakut në tru dhe duke e nxitë prodhimin e hormoneve të mira.

Portokalli – është i pasur me vitaminë C dhe folate, që ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës.

Peshku – i cili përmban omega tre dhe acide të tjera yndyrore, pwrmirwson humorin duke rritur nivelet e serotoninës.

Tumeriku – ose ndryshe i quajtur shafrani i Indisë, është një nga erëzat më të mira, që përdoren për të përmirësuar disponimin dhe gjendjen shpirtërore.

Arra e kokosit – përmban acide yndyrore dhe omega-3, që arrijnë ta stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të qetësojnë nervat.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.