Këngëtarja e lindur në Kosovë përfaqëson Serbinë në Eurovision

Këngëtarja e lindur në Kosovë përfaqëson Serbinë në Eurovision

Në Serbi u mbajt “Beozivija 2019”, festivali i rëndësishëm i këngës, i cili zgjedh dhe përfaqësuesin e këtij shteti që prej vitit 2007 në Eurovizion.

Pas një gare të fortë dhe një votimi surprizë, fituese është shpallur Nevena Bozovic, këngëtarja nga Kosova, me këngën “Kruna” që në shqip përkthehet “Kurora”.

Nevena Bozovic është artisja 24 vjeçare e cila ka lindur dhe ka jetuar për disa vite në Mitrovicë, derisa vazhdoi studimet në shkollën e muzikës në Beograd.

Ndërkohë faqet e dedikuara festivalit europian të këngës, e theksojnë faktin që Nevana është e lindur në Mitrovicën e Kosovës. Ashtu siç bën dhe vetë këngëtarja, e cila jo vetëm që e ka të shkruar vetë në Instagram: Mitrovica, Kosovo dhe jo Serbia siç mund të shkruhet rëndom në shtetin sllav.

Gjithashtu në një intervistë të 2012-ës ka pranuar që Kosova është në zemrën e saj pavarësisht se nuk kthehet shpesh që ta vizitojë.

Edhe pse në moshë të re, ajo është një emër i njohur për muzikën në Serbi, pasi ka qenë pjesëmarrëse në disa talent-show si “The Voice”, por gjithashtu karriera e saj ka qenë e lidhur ngushtë me Eurovizion-in.

KOMENTE