Me rrjetet sociale dhe zhvillimin e teknologjisë shumë pak nga jeta jonë private i ka rezistuar sfidës dhe tashmë ajo që është e jona është e të gjithëve.
Publikimet e shpeshta dhe koha e humbur në internet nuk janë aspak të favorshme për jetën e përditshme, sidomos të cifteve.
Publikimi i fotove të çifteve të përkryer në internet, në mënyrë direkte pasqyrohet edhe në vizionin dhe pritet tuaja, kur bëhet fjalë për lidhjen.
Një studim sociologjik ka treguar se një e treta e çifteve ndjehen të pakënaqur me lidhjen e tyre kur i shikojnë fotot e përkryera të çifteve tjera në Instagram.
Problemi në lidhje që shkaktohet nga fenomeni i rrjeteve sociale, paraqitet kur partnerët fillojnë ta shikojnë lidhjen e tyre përmes fotove të publikuara në Instagram. Kush, kujt ia ka pëlqyer më shumë fotografi? A keni publikuar ju më shumë foto të përbashkëta apo ai? Sa janë të mira fotot tuaja, në krahasim me fotot e çifteve tjera?
Sugjerohet që nëse doni ta përmirësoni lidhjen tuaj dhe komunikimin tuaj me partnerin, atëherë duhet ta sillni përdorimin e Instagramit në minimum dhe të kaloni më shumë kohë me njëri-tjetrin.