DYLON

Ushqimet e gabuara të mëngjesit, i konsumojmë çdo ditë

Avatar photo Elife Sherifi

Nga dietologët rekomandohet që të marrim sa më shumë energji, duke përdorur ushqimet e duhura në mëngjes dhe kursesi të mos e humbim këtë vakt.

Por, ”Healthline” ka publikuar se cilat janë disa nga ushqimet, të cilat nuk rekomandohen të konsumohen sapo keni nisur ditën.

Drithërat: Të gjithë priremi drejt konsumimit të sa më shumë drithërave në mëngjes. Por kur ato shoqërohen me mjaltë, çokollatë dhe çokokrem, niveli i sheqerit rritet. Kjo bën që të mos rekomandohen për përdorim në mëngjes.

EkoHigjiena

Buka: Të gjithë kemi tendencën që të ushqehemi sa më shumë në mëngjes, duke i shtuar vaktit tonë sa më shumë kalori. Prandaj gjithçka çfarë hamë e shoqërojmë me bukë. Por përdorimi i saj çon drejt shtimit të kilogramëve. Për këtë dietologët nuk e rekomandojnë konsumimin e saj.

Kos me fruta: Ndoshta frutat mund të jenë bio, por ato kanë sheqer në përbërjen e tyre. Prandaj nuk rekomandohet që kosi të konsumohet i përzier me fruta.

Qumështi: Shpesh priremi të pimë një gotë qumësht çdo mëngjes dhe ky është një ndër ritualet më të zakonshme të shumëkujt. Por ky është një gabim shumë i madh, sipas ekspertëve qumështi do shumë të tretet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.