Farat e kungullit kanë shumë vlera ushqyese, ato janë të pasura me: Fibra: 1,7 gram, karbohidrate: 5 gram, proteina: 7 gram, yndyra: 13 gram (6 prej të cilave janë omega-6s), vitamina K, 18%, Fosfor: 33%, mangan: 42%, Magnez: 37%, Hekur 23%, Zink: 14%, Bakër: 19%.
Farat e kungullit janë të pasura edhe me antioksidantë. Ato përmbajnë karotenoide dhe vitaminën E. Antioksidantët që gjenden te farat e kungullit, luftojnë inflamacionin, mbrojnë zemrën tuaj nga sëmundjet.
Farat e kungullit gjithashtu mbrojnë qelizat nga radikalet e lira. Farat e kungullit reduktojnë edhe riskun për t’u prekur nga kanceri.
Përmirësojnë shëndetin e prostatës dhe fshikëzës urinare. Janë të larta në magnezUlin presionin e gjakut dhe mbrojnë zemrën nga sëmundjet.
Nëse keni probleme me gjumin, ju këshillojmë të hani sa më shumë fara kungulli, pasi ato ju ndihmojnë në regjimin e gjumit.
Ato janë një burim natyral i triptofanit, një aminoacid që mund të ndihmojë në nxitjen e gjumit.
Doni të dobësoheni? Përfshini edhe farat e kungullit në dietën tuaj, ato do t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm dhe të dobësoheni më shpejt.
Mund të përmirësojnë cilësinë e spermës