Studentet e Masterit në Universitetit Publik “Kadri Zeka” kanë përfunduar studimet e tyre qe një kohë relativisht të gjatë, prej afro 9 muajsh, por ende nuk lejohen të fillojnë as procedurat për paraqitjen e kërkesës për mbrojtje të temës.
Kështu thuhet në një reagim të studentëve sipas të cilëve, krejt kjo ndodhë për shkak se ky universitet vazhdimisht neglizhon punët administrative për studentët.
Studentët kanë deklaruar që vazhdimisht kanë kërkuar nga universiteti t’i harmonizojnë procedurat dhe të fillojnë me procesin e diplomimit por ende nuk ka asgjë konkrete.
Gjithashtu studentët kanë patur takim me rektorin e këtij universiteti prof. Dr. Bajram Kosumi, i cili u ka dhënë mbështetjen e plotë morale studentëve për vazhdim të procedurave por ende nuk ka asgjë konkrete.
Studentët kanë paralajmëruar që nëse gjatë javës së ardhshme nuk organizohen procedurat për vazhdim të paraqitjes së mbrojtjes së temës së masterit, atëherë do të organizojnë protesta para universitetit ku do t’i radikalozojnë ato deri në mbyllje të hyrjes qendrore për stafin akademik, thuhet në reagim.
Nga ana tjetër, nga zyrtarë të UKZ-së, mësohet se rregullorja për studime master është aprovuar nga senati i Universitetit dhe është nënshkruar nga rektori prandaj procedurat tjera janë në proces të realizimit.
Sipas tyre, është gjenerata e parë e studimeve master prandaj edhe procedurat kanë kërkuar pak më shumë kohë.
Se cila do të jetë ecuria e mëtutjeshme e kë[saj problematike mbetet të shihet javën tjetër kur studentët kanë paralajmëruar reagime edhe përmes protestave.