Kosova i ka nisur me barazim kualifikimet për Euro 2020 në përballje me Bullgarinë, me rezultat 1:1, në kuadër të Grupit A.
“Dardanët” ishin dukshëm më të mirë në fushë, lojë, pasime dhe raste për gol. Por, Kosovës vazhdon t’i mungojë efikasiteti në konkretizimin e golave.
Djelmoshat e Challandes kishin shumë më shumë nga loja, duke patur posedimin e topit, rastet e krijuara, goditjet në portë, numrin më të madh të pasimeve dhe gjithçka tjetër.
UEFA ka publikuar statistikat e ndeshjes Kosovë – Bullgari dhe janë vërtetë premtuese.