Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka pritur në zyrwn e tij një delegacion nga Beogradi, Ivan Boshnjak sekretar shtetërorë i administratës publike dhe qeverisjes lokale dhe Zoran Stankoviq.
Kamberi ne deklaratën e dhënë për media tha se gjatë takimit është biseduar për aktivitetet e ardhshme që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e mjeteve nga komuna e Bujanocit si dhe për situatën aktuale politike e të sigurisë.
Zoran Stankovic në konferencën për media tha se diskutimet gjatë takimit kanë qenë në lidhje me situatën aktuale dhe aktivitetet e komunës së Bujanocit në bashkëpunim me trupin koordinues dhe ministritë përkatëse.
“Mjetet e parapara nga trupi koordinues do të shpenzohen sipas planit dhe se situata e sigurisë është stabile këtu”, theksoi mes tjerash Stankoviq.
Palët gjatë takimit vlerësuan se bashkëpunimi mes komunës dhe trupit koordinues duhet të vazhdojnë në frymën e deritanishme tash për realizimin e objektivave.
BURIMI: Titulli.com