Në sheshin “Yenikapı” të Stambollit do të mblidhen mbi 300 mijë persona për të falur namazin e teravisë i cili organizohet nga Myftinia e Stambollit.
Në namazin e teravisë synohet pjesëmarrja e 313 mijë personave të cilët simbolizojnë shokët (sahabët) që morën pjesë në Luftën e Bedrit, e cila është lufta e parë mes mushrikëve të Mekës dhe muslimanëve në krye të të cilëve ndodhej pejgamberi.
Në program, namazi i teravisë do të falet me 20 rekate në mënyrën enderun, traditën osmane në kuadrin e 566 vjetorit të çlirimit të Stambollit.
Pas namazit të teravisë që do të drejtohet nga kreu i Çështjeve Fetare Diyanet, Ali Erbaş dhe drejtues të tjerë, do të bëhet duaja e qindra mijëra hatmeve të lexuara në mënyrën mukabele në të gjitha xhamitë e Turqisë gjatë muajit të Ramazanit.
Programi është planifikuar që të fillojë në orën 21:00, ndërsa rreshtimi për në namazin e teravisë do të bëhet në orën 22:00, transmeton Anadolu Agency (AA).