Stadiumi nacional i Kosovës ka filluar të ndërtohet në magjistralen Prishtinë – Drenas dhe sot kanë nisur punimet.
Ditë më parë ishte prezantuar projekti për stadiumin nacional të Kosovës, i cili kap vlerën e 50 milionë eurosh.
Ndërtimi i këtij stadiumi parashihet të bëhet në kohë rekorde deri në vitin 2021. Ky stadium pritet të ketë nga 30 mijë ulëse.
Deri më tani, Kosova ka luajtur në stadiumin e qytetit të Prishtinës, “Fadil Vokrri”, mirëpo sapo të përfundojnë ndërtimi i këtij stadiumi, Kombëtarja e Kosovës do të shpërngulet në Drenas.