/2L ONLINE/ – Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vitisë Kaltrina Sylejmani si dhe zyrtari për Sport Emrush Azemi, në kuadër të aktiviteteve për mbështetje të sportistëve me normë olimpike, kanë zhvilluar takim me Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani.
Drejtoresha Sylejmani në emër të Kryetarit Haliti dhe të departamentit të sportit falenderoi Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen e deritashme të sportisteve Urata dhe Lumturie Rama.
Temë boshte e diskutimit ishte vazhdimi i mbështetjes financiare për sportistët me normë Olimpike Uratë Rama dhe Lumturie Rama.
Drejtoresha Sylejmani duke i’u referuar sukseseve të sportistit Drilon Ibrahimi, kampion i Kosovës dhe i Shqipërisë në shenjëtari, tha se Komuna e Vitisë kërkon qe edhe ai të përfshihet në këtë memorandum bashkëpunimi.
“Gatishmëria e Kryetarit Haliti dhe e juaja për mbështetje të sportistëve, është sinjal edhe për Komunat tjera të Kosovës dhe institucionet gjegjëse” u shpreh Hasani.
Komuna e Vitisë do të merr përsipër mbështetjen financiare ndërsa KOK-u ngritjen e kapaciteteve dhe performancës.
Ky memorandum bashkëpunimi do të nënshkruhet në mes të Kryetarit Haliti dhe Presidentit Hasani në fund të këtij muaji. /2L ONLINE/