DYLON

FSK ligjëron për rrezikun nga mjetet shpërthyese

FSK ligjëron për rrezikun nga mjetet shpërthyese
Avatar photo Redaksia

Kompania e Deminimit e FSK-së, sezonin dimëror po e shfrytëzon për mbajtjen e ligjëratave për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i mjeteve shpërthyese, siç janë: minat, bombat, kasetë bomba, etj. Më 17 janar instruktorët e Kompanisë së Deminimit mbajtën ligjërata në dy shkolla të Komunës së Parteshit për nxënësit e komunitetit serb. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim dhe bashkërendim të Departamentit për Bashkëpunim Civili-Ushtarak të MFSK-së me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Parteshit, përkatësisht drejtoreshën e kësaj drejtorie, znj. Vesna Jovanoviq.

Instruktorët e FSK-së ligjëratat për vetëdijesimin e nxënësve në Komunën e Parteshit i mbajtën në dy shkolla, në shkollën “Miladin Popoviq” në Pasjan dhe në shkollën “Dosidej Obradoviq” në Partesh. Numri i nxënëseve të cilët përcollën këto ligjërata ishte solid, ndërsa pritja nga ana e personelit nga të dyja shkollat dhe interesimi i nxënësve për t’u pajisur me informacione ishte i mirë.

EkoHigjiena

Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, z. Hajrush Kurtaj, njofton se ligjëratat për vetëdijesimin e nxënësve nga mjetet e pashpërthyera të organizuara nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së, për sezonin dimëror, kanë filluar më 16 janar dhe do të vazhdojnë të mbahen deri më 9 mars 2017, atëherë kur edhe fillon sezoni veror.

Ky aktivitet do të zhvillohet nëpër shumë shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës dhe ka për qëllim pajisjen e nxënësve me njohuri rreth mjeteve të pashpërthyera dhe të rrezikshme për jetën. Zoti Kurtaj këto ligjërata i vlerësoi si mjaft të rëndësishme për nxënësit dhe njëherësh falënderoi Drejtorinë e Arsimit në Partesh për bashkëpunimin me FSK-në.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.