SC Gjilani ishte ndër pretendentët për titull kampioni, por humbja në javën e fundit, nga Dukagjini, në javën në të cilën lideri aktual, Ballkani kishte barazuar, e ka larguar edhe për një hap nga ky synim, ndërkohë që fitorja eventuale do t’ia shtonte dukshëm gjasat.
SC Gjilani aktualisht, nga këto 30 javë të luajtura, ka 55 pikë, 9 më pakë se Ballkani që ndodhet në krye të tabelës.
Përndryshe, mësohet se ndihmëstrajneri Alban Hyseni mund të jetë ai që do ta marr timonin e klubit deri në përfundim të kampionatit.
Megjithëatë, pritet që Sport Club “Gjilani” të deklarohet edhe zyrtarisht në lidhje me këtë, përmes komunikatës zyrtare. /2LONLINE/