• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Oda Ekonomike Amerikane fillon aktivitetet e javës së vajzave në TIK

Redaksia 2LONLINE 25 Prill, 2022 3 min
 Oda Ekonomike Amerikane fillon aktivitetet e javës së vajzave në TIK


Me qëllim të vetëdijesimit, promovimit dhe motivimit të angazhimit dhe fuqizimit të vajzave në industrinë e TIK, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, nën patronatin e Komunës së Prishtinës ka filluar me aktivitetet e saja për shënimin e javës së vajzave në TIK, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, e cila shënohet me datë 28 prill.

Gjatë kësaj jave do të organizohen një numër i ngjarjeve, ku folëse të ndryshme nga sektori i TIK do të flasin për mundësitë që kjo industri u ofron vajzave.

Drejtoresha e Shitjes, Marketingut dhe Operacioneve në kompaninë UCX, njëherit edhe Sekretare e Përgjithshme e Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Jeta Zagragja tha se kjo është një industri që me dinamikën dhe kaosin e saj ofron mundësi të zgjidhjes së problemeve dhe se është e rëndësishme të fillohet në moshë të hershme për t’u mbjellë farat e duhura.  “Duke qenë vetvetja dhe duke pasur disiplinë në vendin e punës, mund të arrini çdo herë atë që dëshironi. Ne gratë nuk kemi nevojë për ndihmë dhe nuk kemi nevojë që të na krijohen mundësi, sepse ne ia dalim vetë, dhe ne krijojmë mundësitë tona duke punuar shumë”, tha Zagragja.

Abetare Gojani, Drejtoreshë Ekzekutive e IPKO Foundation tha se është e rëndësishme që vajzat të jenë të informuara se ky sektor nuk përbëhet vetëm nga gjinia mashkullore, por që ka hapësirë tejet të madhe edhe për përfshirjen e vajzave. Gojani shtoi se natyra detajiste e vajzave është shumë e nevojshme për çdo inxhinier.

Ekspertja e edukimit jo-formal, Ylberina Mala tha se edukimi i vazhdueshëm është shumë i rëndësishëm në këtë industri dhe se përfshirja në të duhet filluar në moshë të re. “Unë gëzohem që të rinjve sot u ofrohen mundësi për të krijuar aftësi, të cilat nuk ofrohen vetëm në shkollë, por të cilat mund të pasurohen edhe nga edukimi joformal, dhe jam e lumtur që i përkas kësaj fushe që ndikon në edukimin e shumë gjeneratave të reja”, tha Mala.  

Liridona Gërxhaliu nga kompania Sonnecto, njëherit edhe moderatore e kësaj ngjarjeje, tha se në ky sektor vazhdon të ketë numër shumë të vogël të vajzave, duke shtuar se këto statistika janë tejet shqetësuese. Ajo shtoi se vajzat i japin vlerë të shtuar kësaj industrie dhe pjesëmarrja e tyre është shumë e rëndësishme.

Etiketa:aktuale Oda Ekonomike Amerikane rekomandojmë vajzave
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara

1 Korrik, 2022

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

1 Korrik, 2022

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë

1 Korrik, 2022

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com