Spitali i Përgjithshëm Gjilan ka realizuar për herë të parë procedurën e ekokardiografisë transesofageale.
Kjo u realizuar në trajnimin që ka organizuar Oda e Mjekëve të Kosovës përmes SonoKos në ambientet e Spitali të Gjilanit
Ass. Dr. Edmond Haliti performoi dhe demostroi përdorimin e sondës TEE para pjesëmarrësve të trajnimit, të cilët veçse ishin mirë të informuar mbi detajet teknike të përdorimit falë trajnimeve që kishin ndjekur më parë dhe përvojës së tyre, bëhet e ditur në njoftimin e Spitalit të Përgjithshme të Gjilanit.
Një ditë e mrekullueshme për të diskutuar e aplikuar këtë metodë në Gjilan.
Me këtë ka përfunduar edhe ky trajnim i realizuar nga SonoKos për spitalet në Prizren dhe Gjilan. /2LONLINE/