“Në kuadër të organizimit dhe planifikimit të temave profesionale për Edukimin të Vazhdueshëm Profesional të organizuara nga menaxhmenti dhe mjekët e ORL në Spitalsin e Gjilanit prezantuan temën: Polipoza e hundës. Temën e prezantoi Dr.Rafet Sylaj Specialist i ORL-së, njofton Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit.
Më tej bëhet e ditur se:
• Polipet e hundës janë formacione pendulare me ngjyrë gri nga mukoza hipertrofike e hundës që zhvillohen si pasoj e prolabimit të epitelit shumë edematoz respirator tëcilët shkaktojnë mbylljen e hundës.
• Polipoza e hundes zakonisht është e dyanshme në hunde dhe paraqitet në shumicën e rasteve pas pubertetit kurse tepersonat e moshuar më tepër është e njëanshme dhe shpesh mund të jetë shenjë e karcinomes së sinusit maxillarë sepse inflamacioni kronik rregullisht e percjell procesin maling të sinusit.
• Trajtimi kirurgjik I polipeve në hundë duhet gjithmonë të lidhet edhe me ndërhyrjen kirurgjike në sinuset paranazal.
“Ekipit të ORL-së, në Spitalin e Përgjithshëm te Gjilanit iu dëshirojmë suksese në vazhdimësi”, thuhet në fund të njoftimin të Spitalit të Gjilanit. /2LONLINE/