DYLON

Instruktorët e ushtrisë turke trajnojnë FSK-në

Instruktorët e ushtrisë turke trajnojnë FSK-në
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit me Ushtrinë Turke në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë( R3K)  ka përfunduar me sukses trajnimi me Murtaja 81mm, të udhëhequr nga instruktorët e kontingjentit turk.

Trajnimi i realizuar kishte për qellim ngritjen e kapaciteteve ushtarake në nivel të regjimentit dhe rritjen e ndërveprushmerisë me partnerët në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë.

EkoHigjiena

Në ceremoninë përmbyllëse komandanti i kontingjentit turk Kolonel Sabri Gökhan Karamursel u nda i kënaqur me bashkëpunimin dhe mundësinë për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Ndërsa komandanti i R3K, nënkolonel Ilir Beqiri falënderoi kontingjentin turk për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në, duke shpresuar që  ky bashkëpunim  do të vazhdoi edhe në  trajnime dhe bashkëpunime tjera të përbashkëta, njofton FSK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.