Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, është deklaruar para ndeshjes me Kosovën.
Southgate ka thënë se ndeshja e së dielës në “Fadil Vokrri” do të jetë një natë e madhe për kosovarët.
Ai po ashtu ka shtuar se është mëkat që Kosova tashmë ka humbur mundësinë kualifikuese për Euro 2020 përmes fazës së grupeve.
Anglia dhe Kosova janë takuar për herë të parë në Southampton, me vendasit që fituan 5-3 pas një drame të vërtetë.
“Është një mëkat për ta që nuk janë më pjesë e kësaj gare. Por, ata kanë ende gjasë nga play-offi, e që do të jenë një rrezik i madh nga ata. Do të jetë një test i mirë për ne, pasi që do të jetë një ambient i mirë, pritet të jetë spektakël në vete dhe jo vetëm në fushë. Entuziazmi i tyre është i lartë dhe ne duam të mbesim lider në grup me më shumë pikë që mund të marrim”, ka thene Southgate.
Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë luhet në “Fadil Vokrri” të dielën me fillim nga ora 18:00.