Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Arifi, dhe zyrtarë të tjerë nga kjo drejtori kanë parë nga afër procesin e korrje shirrjeve tek bashkqytetari Xheladin Spahiu në fshatin Muçiverc, i cili jeton në diasporë por ka mbjellur 20 hektarë grurë.
Kryetari Kastrati ka uruar të gjithë bujqit që kanë punuar tokat e tyre duke thënë se do t’i mbështesin ata.
“Sot zyrtarisht nisëm fushatën e korrje-shirjeve. Në fshatin Muçiverc filloi korrja e 20 hektarëve me grurë, në tokën e mbjellur nga bashkëqytetari ynë në Diasporë Xheladin Spahiu. Uroj që këto ditë të jenë plot bereqet për të gjithë bujqit që kanë punuar tokat e tyre. Ne do vazhdojmë të jemi mbështetësit e tyre me të gjitha kapacitetet që kemi”, ka thënë ai.
Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Arifi, tha se si Komunë janë mundurar çdoherë t’iu ofrojnë mbështetje të gjithë qytetarëve të Kamenicës të cilët kanë investuar në bujqësi.
“Xheladini jeton në diasporë por këtu ka mbjellur 20 hektarë grurë në mënyrë që të investojë në vendin e tij. Ne jemi munduar që me anë të subvencioneve të ndryshme t’iu japim mbështetje të gjithë bujqëve pasi që ata janë një shtyllë mjaftë e rëndësishme e Kamenicës. Poashtu bujqit këtë vit janë të kënaqur shumë me rendimentet e grurit”, ka thënë ai.