DYLON

Ambasadori gjerman priti krerët e FFK-së

Ambasadori gjerman priti krerët e FFK-së
Avatar photo Redaksia

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vendin tonë ka pritur sot presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu, njofton FFK.

Ai ka përgëzuar presidentin Ademin për punën e mirë që ka bërë në krye të FFK-së, teksa theksoi që Kombëtarja e Kosovës me paraqitjet e treguara e ka bërë atë fans të saj. Tutje ambasadori gjerman i inkurajoi presidentin Ademin dhe sekretarin e përgjithshëm Salihu që të vazhdojnë me punën e mirë dhe me avancimin e futbollit në Kosovë.

Ndërkaq, presidenti Ademi e falënderoi ambasadorin Heldt për përkrahje dhe për qëndrimin e tij të drejt dhe bashkëpunues, ashtu siç janë edhe marrëdhëniet me DFB-në, ku Rainer Milkoreit është edhe ambasador nderi i Kosovës dhe përgjegjës për Kosovën në DFB.

EkoHigjiena

Presidenti Ademi e falënderoi edhe shtetin gjerman dhe DFB-në që mundësojnë funksionimin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani dhe klubeve shqiptare atje, teksa përmendi edhe komunitetit tonë atje dhe talentet e shumta dhe familjet e tyre që bëjnë gjithçka për ta lartësuar emrin e Kosovës.

Presidenti Ademi theksoi tutje se së fundmi FFK ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi edhe me Unionin e Biznesit Shqiptar në Gjermani, derisa një mbështetje të vazhdueshme e ka pasur nga përfaqësuesit e FFK-së, Ruzhdi Statovci me FFSHGJ, vëllezërit Shoshi dhe Fekmi Kongjeli, njofotn FFK.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.