DYLON

Haziri merr zotimin nga Zemaj për përshpejtimin e rezultateve nga testet për COVID-19

Haziri merr zotimin nga Zemaj për përshpejtimin e rezultateve nga testet për COVID-19
Avatar photo Redaksia

Pas 11 rasteve të reja pozitive në Gjilan me COVID-19, Komiteti emërgjent për parandalimin e përhapjes së COVID-19, I kryesuar nga Lutfi Haziri, ka mbajtur të enjten mbledhjen e radhës.

Në adresimin para gazetarëve, kreu i Komunës, Lutfi Haziri, tha se rezultatet janë nga 8 korriku e tutje, përderisa pohoi se janë edhe 72 mostra që po i presin rezultatet për COVID-19.

Haziri tha se ka komunikuar me ministrin e Shëndetësisë mbrëmë, nga i cili ka marrë zotimin se nga rritja e kapaciteteve në përpunim, rezultatet do të dalin më shpejt.

EkoHigjiena

“Jemi në ditën e 126 të përballjes me pandeminë dhe kemi në total 302 persona të prekur, prej të cilëve 164 janë shëruar, pesë kanë humbur betejen me COVID-19 dhe raste aktive i kemi 133. Në spital i kemi 47 pacientë, 22 prej të cilëve me oksigjenoterapi”, ka thënë Haziri.

Ai pohoi se kanë zbatuar rekomandimet e Qeverisë, duke shfaqur shpresën se nëse do të ketë ulje të rasteve, do të rishikohet vendimi për kufizim të lirisë së lëvizjes nga ora 21:00-05:00.

“Deri atëherë, do të varet prej sjelljes sonë dhe prej angazhimeve tonae lojalitetit që do të tregojnë në kushtet e pandemisë”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Ai ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë të bartin masat dhe ta mbajnë distancën sociale prej dy metrash.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.