Ati im sot po e përmbushim amanetin tuaj, amanetin e brezave, amanetin që na e la historia.
Nga: Izmi Zeka
Ati im që ike në përjetësi për mua për të tjerët me plumbat në shtat sot po e qojmë amanetin tënd në vend. Atë, kulla në Prekaz sot ka festë, ditë gëzimi, mijëvjeçarët e pushtimit po mbesin të harruar po mbesin në histori.
At, sot e bëmë ushtrinë ashtu si deshe ti, si deshën të parët në mijëvjeçarët e harruar. Ati im ti që bërë një jetë në burgje për të bërë dritë sot po e përmbushim amanetin tënd. Dhe jo vetëm kaq atë brengën që kishe po e bëjmë realitet.
Ati im I shtrenjtë prehu I qetë, kalvarit të gjatë të dëshmorëve dhe gjithë atyre që sakrifikuan për ne sot një pjesë të amanetit po e përmbushim.
Dy Atët e mi, sot po kthehem tek ju vetëm për tu treguar se punën që e niset ju e mijëra të tjerë më herët sot e përfunduam.
Atët e mijë mos ma zini për të madhe nëse më pikin disa pika loti se kam mërzi e ngaherë edhe gëzim. Po më rikthehet historia e dhimbshme e jona e mijëvjeçarëve të ikur.
Po më dalin para dëshmorët, vigajt e popullit, baballarët e kombit dhe po më mashtron loti.
Sa shumë u deshën të ikin vite për të ardhur këtu ku jemi.
Atët e mi kam mërzi për ju, për të parët e mijë që ranë me zemër të thyer dhe nuk arritën të shohin dritën e lirisë.
Atët e mijë edhe pse sot nuk jeni, gëzuar Ushtria e Kosovës për jetë e mot.
Tani prehuni të qetë në gjirin e tokës mëmë.