DYLON

Thaçi: Rrugëtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës simbolizon ecjen dhe zhvillimin e shtetit tonë

Thaçi: Rrugëtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës simbolizon ecjen dhe zhvillimin e shtetit tonë
Avatar photo Redaksia

“Sot, nesër dhe përgjithmonë, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ushtarët tanë, i tërë populli ynë do t’i shikojë me respekt, me nderim dhe krenari”, ka shkruar në profilin e tij, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ja postimi i tij.

Si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në prag të transformimit në ushtri të rregullt, i vizitova ushtarët në kazermën “Adem Jashari”.

EkoHigjiena

Rrugëtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës simbolizon ecjen dhe zhvillimin e shtetit tonë. Një proces me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë i orientuar drejt arritjes së një qëllimi të qartë, në dobi të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në vendin tonë.
Për qytetarët dhe institucionet, Forca e Sigurisë de fakto ka qenë gjithmonë Ushtria e Kosovës.

Por, nga ky muaj, me mandatin e ri, vajzat dhe djemtë tanë, me dinjitet e krenari edhe do ta mbrojnë Republikën e Kosovës, duke kontribuar gjithnjë në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Sot, nesër dhe përgjithmonë, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ushtarët tanë, i tërë populli ynë do t’i shikojë me respekt, me nderim dhe krenari. HTH

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.