“Sot u bë shpërndarja e pakove ushqimore donacion nga kompania “Telko”’, kanë njoftuar drejtues të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) e komunës së Gjilanit.
Sipas drejtoreshës së DSHMS-së, Aurora Osmani Buca, përfitues të këtyre pakove ishin personat me aftësi të kufizuara, që janë anëtarë të shoqatës ‘Handikos’, shoqatës ‘Ndërkomunale të të Verbërve’, ‘Down Syndrome Kosova’, shoqata e ‘Shurdhmemecëve’ dhe shoqata e të ‘Shurdhërve Anamorava në Gjilan’.
“Shprehim mirënjohjen tonë të thellë kundrejt donatorit”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së. /2LONLINE/