DYLON

Drejtoria e Bujqësisë subvencionon me farë misri për mbjelljet pranverore 465 fermerë

Drejtoria e Bujqësisë subvencionon me farë misri për mbjelljet pranverore 465 fermerë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan subvencionon me farë misri për mbjelljet pranverore 465 fermerë.

Përfitues të këtij projekti të planifikuar për fermerët nga drejtoria janë kultivuesit e rregullt të misrit që mbjellin nga 0.20 ha deri 1.0 ha, fermerët me kushte të rënda ekonomike dhe që jetojnë në zonat rurale.

EkoHigjiena

Është kontraktuar blerja e 1000 paketimeve me farë misri, ku do të mbillen afër 500 hektarë, të cilat kanë pasur vlerën financiare 23,600 euro.

Në shpërndarjen e farës së misrit kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Alban Hyseni dhe nënkryetarja, Leonora Morina Bunjaku, të cilët paralajmëruan dhe investime të tjera, sepse bujqësia është një prej prioriteteve të Komunës së Gjilanit, meqë ndikon në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik.

“Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë do të vazhdojë ofrimin e subvencioneve për fermerët dhe uron një vit të mirë dhe të begatshëm për ta” thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.