DYLON

Drita e Llapi fitojnë, Ballkani barazon

Drita e Llapi fitojnë, Ballkani barazon
Avatar photo Redaksia

Tri ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll kanë përfunduar dhe epilogu i tyre ishte ky: Drita e Llapi shënuan fitore, Ballkani barazoi.

Skuadra gjilanase, FC Drita ka shënuar fitore të vlefshme edhe atë me përmbysje rezultati. Nga 0-1 në 3 me 1. Të gjitha golat u shënuan në pjesë lojën e dytë.

EkoHigjiena

Ishin mysafirët të parët që realizuan për epërsi, përmes Hasan Hysenin (48’). Por, skuadra e Dritës, shënoi më pas tri herë për arkëtimin e tri pikëve të reja.

Golashënues për bardh e kaltërtit ishin: Almir Ajzerajt (60’),  Hamdi Namanit (75’), dhe Ardit Tahiri (90+’).

Drita pas kësaj fitore, ka 55 pikë aq sa ka edhe Gjilani (me një ndeshje më pak), e nëntë me pak se lideri i tabelës, Ballkani.

Përndryshe në dy takimet tjera të kësaj xhiroje të luajtura sot u arritën këto rezultate:

Feronikeli – Llapi 0 – 2 dhe Ulpiana – Ballkani 1 – 1.  

Nesër (e diel) zhvillohen  dy takimet tjera: Dukagjini – Gjilani dhe Prishtina – Drenica. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.