Me anë të një shkrese zyrtare, Këshilli i Tregut të Gjelbër në Gjilan ka bërë të ditur se sot, e enjte, me fillim nga ora 10:00, do të protestohet paqësisht para Zyrës së Kryetarit dhe Kuvendit Komunal të Gjilanit.
“Qëllimi kryesor i kësaj proteste do të jetë kundërshtimi i vendimit arbitrar të Komunës së Gjilanit, për fillimin e punimeve në treg në kohë shumë të papërshtatshme për tregtarët”, thuhet në njoftim.
Kërkesat e kësaj proteste janë që të mos fillohen punimet në treg para datës 1 shtator 2019 dhe që punimet në treg të zhvillohen në faza, në mënyrë që të garantohet funksionimi i tregut.
Përndryshe, thuhet se më se 300 familje sigurojnë jetesën nga puna në treg dhe se nëse nuk punojnë verës s’kanë çfarë e presin as dimrin.
Përndryshe, sot në orën 10:00, është e paraparë të mbahet seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Gjilanit.
LEXO edhe: Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit mbahet të enjten, ja rendi i punës