DYLON

Takojnë deputetët e Bundestagut nga radhët e SPD-së

Takojnë deputetët e Bundestagut nga radhët e SPD-së
Avatar photo Redaksia

Në zyren e Fondacionit socialdemokrat gjerman (Friedrich Ebert Stiftung – FES) në Prishtinë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetarët, Prof.Besnik Bislimi dhe Dr.Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, u takuan me deputetët e Bundestagut nga radhët e SPD-së, z.Josip Juratoviq dhe znj.Gabriele Weber.

Në këtë takim të përzemërt te nikoqiri, drejtori i FES, z.Frank Hantke, u diskutua për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për nevojën e zhvillimit socio-ekonomik si dhe të luftimit të krimit e korrupsionit.

Kryetari Kurti tha se zgjedhjet e reja e të parakohshme janë zgjidhja e drejtë dhe e duhur në Kosovë, dhe kritikoi sundimin e autokratëve si dhe bashkëpunimin midis tyre që nuk është i kufizuar vetëm në Ballkan.

EkoHigjiena

Në veçanti, ai theksoi se projekti i shkëmbimit territorial Thaçi-Vuçiq ka dështuar porse ideja e tyre ende nuk nuk ka vdekur.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.