Sot fillon vaksinimi kundër Covid-19 për personat mbi moshën 65 vjeçare.
Njoftim i ministrisë së Shëndetësisë
Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,(me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit të bashkëlidhur
Orari i vaksinimit kundër COVID-19
E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)
• Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)
Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani
(Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
E premte, 14 maj: (08:00-19:30)
• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)
Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)
Të gjitha komunat: Në QKMF
E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)
• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)
Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)
Të gjitha komunat: Në QKMF