DYLON

Arrijnë 38 mijë e 400 doza të vaksinës kundër COVID-19

Arrijnë 38 mijë e 400 doza të vaksinës kundër COVID-19
Avatar photo Redaksia

Ka arritur sot kontingjenti prej 38,400 dozash të vaksinës kundër COVID-19.

Në aeroportin “Adem Jashari”, kontingjentin e ri në kuadër të Aleancës COVAX e pranuan Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së, Tomas Szunyog, ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, drejtori i UNICEF-it, Murat Sahin dhe drejtoresha e Misionit të USAID në Kosovë, Lisa Magno.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti i falënderoi shtetet e QUINT-it dhe organizatat e tjera për ndihmën e vazhdueshme në ballafaqimin e Kosovës me pandeminë COVID-19. Përfaqësuesit diplomatikë dhe ata të organizatave ndërkombëtare në Kosovë premtuan se do të vazhdojnë të ndihmojnë Republikën e Kosovës në këtë përpjekje të përbashkët.

Me kontingjentin e pranuar sot numri total i vaksinave të siguruara nëpërmjet Aleancës COVAX arrin në 62,400. Ndërkohë, Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në sigurimin e sa më shumë vaksinave nëpërmjet sa më shumë kanaleve deri në përmbushjen e synimit që brenda vitit të imunizohen 60% të popullatës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.