Sot vijnë edhe 38 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës

Sot vijnë edhe 38 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës

Sot në Kosovë, vijnë edhe 38 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës anti-Covid.

Një kontigjent prej 38 400 doza vaksinash anti-Covid të AstraZeneca do të mbërrijnë sot në Kosovë.

Kjo u bë e ditur nga një njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar ditë më parë.

“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza.

Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite.

Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër Covid-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër Covid-19”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /2LONLINE.com/

KOMENTE